Zaev flet për deklaratat kontraverse: Fola për të relaksuar raportet me Sofien

Kryeministri Zoran Zaev ka shpjeguar deklaratat e tij për mediat bullgare ku ndër të tjera deklaroi se Goce Dellçevi është revolucionar i cili ka luftuar edhe për bullgarët edhe për maqedonasit. Kreu i Ekzekutivit është arsyetuar se këto komente i ka bërë duke synuar që nxisë relaksimin e raporteve me Sofjen zyrtare. Zaev ka thënë se qytetart duhet ta koptojnë pozicionin e burrështetasve, të cilët duhet të flasin gjëra që nuk u pëlqejnë masave, por që bëhen për të çuar përpara proceset.

“E di që po hedh hapat e parë në krijimin e një miqësie. Më lejoni të jem i qartë: intervista u dha për të punuar pozitivisht në Bullgari. Borisov gjithashtu shpesh kritikohet në vendin e tij sepse ai flet hapur për popullin dhe gjuhën maqedonase. Unë i kuptoj qytetarët dhe reagimet e tyre, por udhëheqësit janë për të zgjidhur çështje të vështira. Unë jam duke bërë hapa miqësorë që hapin perspektiva, në rastin tonë perspektivat evropiane dhe të ardhmen”, ka deklaruar Zaev.

10 ditë më parë, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në një intervistë për Agjencinë Bullgare BGNES deklaroi se Goce Dellçevi është revolucionar i cili ka luftuar edhe për bullgarët edhe për maqedonasit. Sipas tij, bullgarët nuk janë fashistë por janë miq të Maqedonisë së Veriut. Zaev po ashtu kishte thënë se Marrëveshja me Bullgarinë do të bëhet ligj. /SHENJA/