Ekonomia jonë është e qëndrueshme. Shteti tashmë ka siguruar mjete për dy pakot e para të masave për mbështetjen e biznesit, nëse nevojitet do të sigurojmë edhe pako të tretë. Masat që ndërmerren janë në kohë. Janë siguruar edhe para për mbulimin e vrimës në Buxhetin për shkak të krizës, porositi lideri i LSDM-së Zoran Zaevi.
Shteti, tha ai, ka pjesë të ulur të të ardhurave në buxhet, kriza është gjithkund, kriza është tek ne, ndikon në buxhet, ai është ulur.
“Siguruam para të ta mbulojmë këtë vrimë në buxhet. Siguruam para për pakon e parë dhe të dytë të masave, ja dorëzohet. Kemi kapacitet të sigurojmë pako të tretë të masave. Kjo vetëm tregon sa ekonomia jonë është e qëndrueshme dhe sa janë në kohë masat. Besoj se Qeveria do të ketë guxim të mjaftueshëm që të gjitha resurset e veta t’i shfrytëzojë për injektim të parave përmes konsumit privat i cili është 65 për qind nga BPV-së dhe konsumi publik i cili është 15 për qind. Këto janë 80 për qind, ndërsa 20 për qind janë eksport-import lëvizje ndërkombëtare të kapitalit, por konsumi privat dhe publik duhet me të vërtetë të ndihmohen dhe do të shihni se do të zhvillohen masa të mira për mbështetjen e hotelerisë dhe turizmit”, tha Zaevi në konferencën e sotme për shtyp.
Hoteleria dhe turizmi, sipas Zaevit, i kemi përparësi. Ndoshta, ta ai, ne nuk kei dete, por ajo që hoteleria dhe turizmi n[ BPV mund ta kenë si pjesë deri më tani nuk është 50 për qind.
Prioriteti ynë i parë, tha, është shëndeti i qytetarëve dhe ekonomia.
Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski paraprakisht në konferencë për shtyp vlerësoi se gjendja ekonomike në shtet është gjithnjë më e rëndë, se ekonomia kolabon dhe shkon në greminë dhe se gjithnjë e më shumë njerëz mbesin pa vendet e tyre të punës.