Zaev: Dy helikopterë shuajnë zjarret, priten edhe 4 nga Serbia

Kryeministri Zoran Zaev ka njoftuar se dy helikopterë janë duke vepruar në shuarjen e zjarreve në Maqedoninë e Veriut, ndërkaq priten të arrijnë edhe 4 të Serbisë.

“Gjatë mëngjesit dy helikopterë intensivisht marrin pjesë në shuarje, kurse në çdo moment presim të përfshihen edhe katër, si ndihmë nga Republika e Serbisë. Në komunikim intensiv jemi edhe me aleatët tanë të NATO-s nga rajoni, të cilët janë të gatshëm dhe të përgatitur të ofrojnë ndihmë sipas kushteve të terrenit. Për momentin janë aktive 13 zjarre, shumica prej tyre janë lokalizuar, ai në Koçan është nën kontroll, kurse luftë më intensive me zjarrit udhëhiqet rreth Staro Nagoriçanit, ku janë drejtuar kapacitetet serioze për shuarje. Mos shkoni në male, qëndroni të vëmendshëm dhe të përgjegjshëm, bashkë do t’i tejkalojmë këto sfida”, tha Zaevi, transmeton TV21.

Ndihmë kanë ofruar edhe Bullgaria dhe Sllovenia.