Zaev: Drejtësi të barabartë për të gjithë

Në llogaridhënien e sotme Kryeministri Zoran Zaev përkujtoi se para 100 ditëve në Parlament ai njoftoi se po hyjmë në një kohë të rendit, drejtësisë dhe disiplinës, pastrimit të gjyqësorit dhe sundimit të ligjit pa dallim. Ai iu referua raportit pozitiv të KE për Republikën e Maqedonisë së Veriut, në të cilin thuhet se kjo qeveri ka filluar transformimin e vendit në një rrugë evropiane dhe siguron qasje të barabartë në drejtësi, mundësi të barabarta për të gjithë dhe barazi para ligjit. Drejtësia po bëhet po aq e arritshme për të gjithë, tha Kryeministri Zoran Zaev në raportin e sotëm mbi punën e bërë në 100 ditët e kaluara.