Kjo është qendra tregtare në Ferizaj, 20 vite nga hapja nuk mban asnjë mall serb

Plus Center në Ferizaj sot i mbushi 20 vjet.
Bashkë me kryetarin e Qendrës sonë i vizituam për t’i uruar punëtorët dhe pronarin Sylejman Nezirin. Tash e dy dekada nuk kanë mbajtur asnjëherë mallra të Serbisë dhe janë rritur e zgjeruar. I kanë 130 punëtorë në dy ndërrime (7:00 – 13:00 dhe 13:00 – 19:00) dhe nuk ka pushuar asnjë punëtor nga puna për shkak të pandemisë. Në mesin e të punësuarve, pesë janë persona me nevoja të veçanta.
Aty afër Plus Center vizituam edhe Fabrikën e Veglave në Ferizaj e cila u privatizua në valën e nëntë në vitin 2006, por nuk e ndërroi veprimtarinë. 70 punëtorë prodhojnë profile të shumta metalike e së fundi kanë nisur edhe me prodhimin e pompave termike të cilat bëjnë kursim të madh të energjisë. /VV