Zaev demanton se do ketë rritje të çmimeve deri në 50 për qind

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i demanton informacionet se deri në fund të vitit do ketë rritje të çmimeve deri në 50 për qind.

“Kjo nuk është e saktë. Inflacioni në vend është i kontrolluar dhe është deri në 2.7%, është i ulët. Inflacioni i ndjeshëm ndihet mbi 15, 20 dhe ky është një fakt. Ne nuk mund të izolohemi nga ngjarjet botërore. Ne jemi një treg i hapur dhe i varur nga Evropa dhe më gjerë. Çmimi i energjisë elektrike është treguesi kryesor për rritjen e çmimeve të produkteve në një nivel mesatar, jo më shumë se 3%. “Qeveria është këtu për të ndihmuar,” tha Zaev.(Ina)