Zaev: Besa është pjesë e Qeverisë

Edhe kryeministri Zoran Zaev ka vlerësuar se Lëvizja Besa ende është pjesë e Qeverisë.

Këtë ai e bazon në atë se ende nuk janë konstatuar dorëheqjet e ministrit dhe dy zëvendësministrave të kësaj partie.

“Normale se Besa është pjesë e Qeverisë. Kuvendi nuk e ka konstatuar dorëheqjen e ministri Arjanit Hoxha, aq më pak të funksionarëve të tjerë të Besës. Për këtë është është e logjikshme të thuhet se është pjesë e Qeverisë”, tha Zaev, transmeton TV21.

Se Besa është pjesë e Qeverisë, ka deklaruar edhe deputeti i përjashtuar nga Besa, Kastriot Rexhepi mbrëmë në ClickPlus në TV21.