Zaev-Bërnabiq: Roamingu falas nënkupton lidhje pakufi

Kryeministri, Zoran Zaev në margjinat e “Prespa Forumit për Dialog” që mbahet në Ohër, realizoi një takim me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq. Me këtë rast Zaev e Bërnabiq ranë dakord se ngjarja në Ohër, e organizuar me rastin e trevjetorit nga Marrëveshja e Prespës, feston suksesin e dialogut dhe përmirëson pamjen e Ballkanit.

Serbia dhe Maqedonia e Veriut, theksuan kryetarët e Qeverisë të të dyja vendeve, ruajnë raporte jashtëzakonisht të mira edhe mes shteteve edhe mes popujve edhe mes qeverive dhe në këtë drejtim u dakorduan për intensifikimin e aktiviteteve për hapjen e Qendrës Kulturore Maqedonase në Serbi dhe Qendër Kulturore Serbe në Maqedoninë e Veriut.
Aspekti i ardhshëm jashtëzakonisht i rëndësishëm që i afron të dy vendet është angazhimi i tyre i madh për avancimin e bashkëpunimit rajonal me fokus në fushën ekonomike.

Në takim u dakordua që urgjentisht të sigurohen të gjitha kushtet për funksionimin e tërësishëm të sistemit për kontrollin në kufirin për qytetarët nga të dyja vendet “One Stop Shop”, i cili u ngadalësua nga rrethanat që i shkaktoi pandemia.

Bashkëbiseduesit në takim e vlerësuan si jashtëzakonisht të rëndësishëm momentin e sjelljes të roamingut falas për qytetarët e vendeve në rajon, duke theksuar se hapi i ardhshëm është që kjo mundësi për lidhje pakufi të sigurohet edhe me vendet anëtare të BE-së.