Zaev bëhet pishman: Ndryshimi i emrave të shkollave në Çair, në mënyrë ligjore

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, e ka ndryshuar për 360 shkallë qendrimin për procedurën e riemërtimit të shkollave fillore në Çair, shkruan gazeta LAJM. Ndryshe nga një ditë më parë kur kontestoi mënyrën e ndryshimit të emrave të shkollave, ai sot ka thënë se, pas analizave të thella, ekspertët juridik e kanë informuar procedurat e riemërtimit të shkollave janë kryer në mënyrë ligjore.
“Mbrëmë dhe sot i analizuam të gjitha aspektet nga procedura për emërtimin e shkollave fillore në Çair. Pas analizave të thelluara, ekspertët e drejtësisë kanë konstatuar dhe më kanë informuar se ndryshimi i emrave është në pajtim me nenin 26 të Ligjit për arsim fillor. Pas vendimit të këshillit të shkollës për ndryshimin e Statutit të shkollës është ndryshuar emri i shkollës dhe është shtuar emri i ri kushtetues i shtetit, e njejta është konfirmuar edhe nga ana e Këshillit të Komunës së Çairit. Shumica e Badenderit ka qenë e domosdoshme”, ka shkruar mes tjerash në Facebook, Zoran Zaev, kryetari i LSDM-së.

Ditë më parë, ministri i arsimit, Arbër Ademi njoftoi se ka mbaruar çështja e emërtimit të dy shkollave në Çair dhe se Sh.f “Nikolla Vapcarov” zyrtarisht emërtohet “Imri Elezi”, ndërsa Sh.f “Rajko Zhinzifov” emërtohet “Ismail Qemali”./Gazeta LAJM