Zaev: Ballafaqim i suksesshëm me pandeminë e shkaktuar nga Ko vid

Kryeministri i vendit, Zoran Zaev në 100 ditshin e Qeverisë u shpreh se sfida më e madhe ishte në përballjen me pandeminë e shkaktuar nga Kovid-19, për të cilën tha se Qeveria e udhëhequr nga vet ai është ballafaquar me sukses. Zaev me këtë raste përmendi edhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme. Zaev u ndal edhe masat ekonomike.

“Me krenari themi se ne në këto 100 ditë ishim këtu me dhe për qytetarët. Organizuam zgjedhje të lira dhe demokratike. Ndonëse këto zgjedhje u organizuar në kohë të pandemisë, ne arritëm që t’i realizojmë me sukses, gjithnjë duke pasur parasysh shëndetin e qytetarëve dhe me këtë rrëzuam tezën e opozitës se me këto zgjedhje po vëmë në rrezik shëndetin e qytetarëve. Në këto 100 dittë e para të qeverisë u përballem me sfidën e pandemisë të shkaktuar nga Kovid-19”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.