Operacion antidrogë në Vlorë, rreth 30 të arrestuar

Aksion antidrogë në lumin e Vlorës dhe në qytet. Nga ky operacion rreth 30 persona janë arrestuar për trafikim dhe kultivim të lëndëve narkotike.

Rrjeti ka qenë në survejim prej disa kohësh dhe policia lokale ka arritur të sekuestrojë një sasi të konsiderueshme kanabis.

Sakaq, operacioni vijon ende në kontrollin e disa bazave dhe banesave, në të cilat policia lokale dyshon se mund të gjejë elemente që ndihmojnë hetimin. Për të gjithë të ndaluarit tashmë janë prerë urdhër-arrestet e posaçme.