Zaev: Aksionin 40-orësh për kapjen e Mijallkovit u udhëhoq nga unë

Pavarësisht se Mijallkov tha se vet ishte paraqitur në Prokurori, nga Qeveria thanë se ai ishte dorëzuar pas operacionit të institucioneve lidhur me arratisjen e tij. Kryeministri Zoran Zaev tha se arrestimi i tij ka ardhur nga masat e ashpra që ka ndërmarrë qeveria dhe të gjitha institucionet për kapjen e tij.

Ai tha se ka qenë gjithë kohës i informuar dhe ka drejtuar personalisht të gjithë operacionin hap pas hapi dhe më në fund u arrit rezultati që pritej nga të gjithë. Ai tha se nuk do të kërkoj dorëheqjen e askujt sepse institucionet kanë punuar në një mënyrë të shkëlqyer dhe të koordinuar ku duhet të përgëzohen për këtë dhe jo të kritikohen.