Zaev: 2 milionë euro nga pakoja e 6-të për mbështetjen e kompanive

Me rëndësi të jashtëzakonshme është stimulimi i likuiditetit të ekonomisë, rreth 2 milionë euro të Pakos së gjashtë të masave dedikohen për mbështetjen e kompanive të cilat e kanë riinvestuar fitimin prej vitit 2020, shkroi kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në FB.

Në publikim shton se masa e cila do të realizohet përmes Bankës Zhvillimore, do t’u ndihmojë kompanive ta rrisin likuiditetin, t’i realizojnë planet e tyre investuese dhe të vazhdojnë me zhvillimin e tyre përmes subvencionimit të normave të interesit./TV21