Young Zerka në studio për këngën e re

Këngëtari i njohur shqiptar, Young Zerka kishte paralajmëruar albumin e ri në fillim të këtij viti, shkruan lajmi.net.

Artisti, së fundi ka ndarë me ndjekësit një imazh, të realizuar në studio ku po punonte drejt realizimit të albumit.

“Ende po punoj”, është mbishkrimi që Young Zerka ia kanë lënë fotografisë së postuar.

Kujtojmë se “Konflikt” është projekti i fundit muzikor nga Young Zerka, këngë e cila numëron afro 1 milion klikime në kanalin YouTube. /Lajmi.net/