Yllka Gashi njofton se filmi “Zgjoi” do të shfaqet në kinematë e qyteteve të ndryshme të Gjermanisë

Aktorja e njohur kosovare, Yllka Gashi, tha se filmi “Zgjoi”, do të shfaqet në kinematë gjermane.

Filmi “Zgjoi” kap edhe një tjetër sukses, film ky që trajton jetën e grave të Krushës së Rahovecit, pas luftës, shkruan lajmi.net.

“Filmi ynë “Zgjoi” ka filluar rrugëtimin e tij në kinematë gjermane. Nga data 8 Shtator do të keni mundësi ta shihni në shumë kinema në qytete të ndryshme në Gjermani. Për më shumë informata rreth datave të shfaqjes së filmit vizitoni faqen e distributorëve. https://jip-film.de/hive. Gjatë këtyre ditëve në disa nga shfaqjet e filmit do të jenë prezente autorja e filmit Blerta Basholli dhe znj. Fahrije Hoti – inspirimi i filmit “Zgjoi”, ka shkruar aktorja në ‘Facebook’./Lajmi.net/