Ylli i Tottenhamit, Son Heun-Min, e ka kompletuar shërbimin e tij të detyrueshëm ushtarak në Kore të Jugut, përderisa është shpërblyer me çmim nga flota detare e vendit, pasi që e përfundoi shërbimin me performancën më të mirë nga të gjithë.
Shërbimi ushtarak në Kore të Jugut ka qenë i detyrueshëm që nga viti 1957 dhe të gjithë djemtë duhet të shërbejnë për 21 muaj në ushtri, mes moshës 18 dhe 28-vjeçare, që do të kishte bërë që Son të ishte detyruar ta linte anash karrierën si futbollist në Tottenham për pothuajse dy vjet në kulmin e karrierës.
Megjithatë, ylli i Tottenhamit dhe bashkëlojtarët e tij në Kombëtaren e Koresë së Jugut e zvogëluan këtë periudhë duke e fituar medaljen e artë në Lojërat Aziatike 2018. Tani ata janë të detyruar të bëjnë shërbim ushtarak vetëm për tre javë.
27-vjeçari e ka shfrytëzuar vendimin për ndërprerjen e aktiviteteve sportive në Angli për ta kryer këtë detyrim në vendlindjen e tij, ndërsa dhe u publikuan edhe fotografitë e tij të para nga ushtria.
Son ka qenë me trupat e marinës në Ishujt Jeju, që është në pjesën jugore të Koresë së Jugut dhe ai të premten e kompletoi shërbimin e tij. Tani ai pritet të kthehet në Britani të Madhe, ku së shpejti do të vendoset për fatin e këtij sezoni të Premierligës.
Sipas të dhënave të publikuara nga Korea Herland, sulmuesi i Tottenhami ishte njëri ndër vetëm pesë individët që u shpërblyen me çmim nga kampi stërvitor i flotës detare në ceremoninë e diplomimit.
Përderisa pikët për performancat e secilit që u trajnua gjatë asaj periudhe nuk janë publikuar, zyrtarë kanë thënë se Son ishte më i mirë nga gjithsej 157 pjesëmarrësit.