Ylli i Real Madridit mirëpret transferimin e Mbappes

Ylli i Real Madridit, Federico Valverde, i është përgjigjur pozitivisht një pyetje lidhur me transferimin e mundshëm të Kylian Mbappes gjatë kësaj vere.

Pasi Mbappe informoi Paris Saint-Germainin për vendimin e tij për të mos rinovuar kontratën e tij, 25-vjeçari ka qenë në negociata me klubin madrilen, për të sqaruar detajet e fundit para transferimit.

Nga ana tjetër, erdhi si një befasi e vogël kur për temën e transferimit të mundshëm të Mbappes u desh të përgjigjej edhe një lojtar tjetër i ekipit të Carlo Ancelottit.

Pasi e njëjta pyetje iu bë Lucas Vazquezit pas fitores së djeshme ndaj Sevillës me rezultat 1-0, tani ishte radha e Federico Valverdes.

Teksa mbërriti në qendrën stërvitore të klubit ‘Valdebebas’ me makinën e tij, Valverde u pyet nga gazetari: Kylian Mbappe sezonin e ardhshëm?.

Dhe uruguaiani në një mënyrë pozitive ia ktheu përgjigjen, duke e siguruar gazetarin se Mbappe është ‘gjithmonë i mirëpritur’ në Madrid.

 

“Mirë pra, ai është një lojtar i madh. Ai është gjithmonë i mirëpritur”, ka thënë Valverde për mediumin spanjoll El Chiringuito