Ylli i Manchester United fshin të gjitha gjurmët që e lidhin me klubin nga rrjetet sociale

Amad Diallo ka nxitur edhe më shumë spekulime sa i përket të ardhmes së tij, duke fshirë nga rrjetet e tij sociale të gjitha fotografitë që kanë të bëjnë me Manchester United.

21-vjeçari i cili shkëlqeu në Championship me fanellën e Sunderlandit sezonin e kaluar, ka hasur në vështirësi që të gjejë minuta me ekipin e parë që prej rikthimit në ‘Old Trafford’.

Ai ka pësuar një lëndim serioz në gju gjatë parasezonit dhe është rikthyer në stërvitje të plotë me ekipin e parë në dhjetor, diçka që ishtë parë si një lajm i mirë tek ‘Djajtë e Kuq’ për shkak të kalendarit të ngarkuar.

Por, Diallo ka luajtur vetëm 63 minuta në të gjitha garat, diçka që duket të jetë një burim frustrimi për Diallon, i cili iu bashkua Unitedit në 2021 për shumën e 37 milionë eurove.

 

Në fakt, Diallo duket se ka fshirë gjithçka që ka të bëjë me klubin nga rrjetet e tij sociale, ndërsa tri postimet e tij të vetme në Instagram janë të dedikuara për Sunderlandin.

Diallo në mënyrë të paharrueshme fitoi çmimin si ‘Lojtari më i mirë i Vitit nga Fansat’ gjatë kohës së tij tek Sunderlandi, aty ku kishte shënuar 14 gola në 42 ndeshje.

Para duelit të Manchester United ndaj Fulhamit muajin e kaluar, Ten Hag kishte thënë se Diallo e meriton të luajë pas paraqitjeve në stërvitje, por që atij nuk i është dhënë mundësia.