Ylli i Man Utd në dyshim për derbin kundër Liverpoolit

Të dielën, Man Utd e pret në shtëpi Liverpoolin në derbin e xhiros së nëntë në Premier Ligë.

Sipas ‘The Sun’, në këtë duel në dyshim për Manchester United është paraqitja e yllit portugez, Bruno Fernandes.

Raportohet se Fernandes ka pësuar një goditje në ndeshjen e kaluar kundër Atalantës, dhe është parë duke çaluar gjatë stërvitjeve.

Megjithatë, ende nuk ka ndonjë kofirmim zyrtar për lëndimin e mesfushorit dhe trajneri Ole Gunnar Solskjaer shpreson që ai të jetë i gatshëm për derbin anglez kundër Liverpoolit.

27-vjeçari, llogaritet si futbollistë kyç i “Djajve të Kuq” pasi këtë edicion ka realizuar katër gola e gjashtë asistime në 12 ndeshje të luajtura, dhe mbetet të shihet nëse do të jetë i gatshëm për sfidën me “The Reds”.

Liverpooli momentalisht ndodhen në vendin e dytë në tabel me 18 pikë, kurse United kanë 14 pikë në pozitën e gjashtë.