Ylli i “Love Is Blind”, Jessica Batten bëhet nënë për herë të parë

Jessica Batten ka sjellë në jetë fëmijën e parë me partnerin e saj, Benjamin McGrath.

“Njihuni me Daxin”, ka shkruar ylli televiziv në një postim të shpërndarë në Instagram të shtunën.

Ajo gjithashtu shtoi ” 9 qershor 2023″ duke zbuluar edhe datën e lindjes së djalit.

Foto: Screenshot/Instagram

Batten, e cila njihet më së shumti për marrëdhënien e saj me Mark Cuevas në sezonin e parë të shfaqjes hit të Netflix, filloi të takohej me McGrath në vitin 2020.

Ajo dhe McGrath u martuan në gusht të vitit 2022, teksa Benjamin është baba i një vajze dhe një djali nga një lidhje e mëparshme.

Foto: Screenshot/Instagram

Ylli i famshëm njoftoi për shtatzëninë në muajin janar duke ndarë fotografi me ndjekësit me barkun e rrumbullakosur.

Në këtë postim, ajo bëri me dije se është shumë e emocionuar për rolin e ri.