Një lojtar i Liverpoolit e ka bërë të qartë mendimin e tij sa i përket të ardhmes së tij pas transferimeve që ka kryer klubi gjatë afatit kalimtar veror.
Liverpooli kishte një afat kalimtar mjaft të qetë, pasi transferuan vetëm dy lojtarë para mbylljes së dritares së transferimeve.
Federico Chiesa iu bashkua atyre nga Juventusi në një marrëveshje të vlefshme për 12.5 milionë euro, ndërsa ‘Të Kuqtë’ transferuan edhe Giorgi Mamardashvilin nga Valencia.
Mamardashvili do të mbetet pjesë e klubit spanjoll këtë sezon para se të transferohet në Angli për fillimin e sezonit 2025/2026.
Vendimi i Liverpoolit për të nënshkruar me portierin gjeorgjian duket se nuk është pritur fare mirë nga Caoimhin Kelleher, i cili ka vënë në pikëpyetje qëllimet e klubit.
Kelleher ka shprehur dëshirën e tij pë t’u larguar nga Liverpooli në kërkim të minutave diku tjetër.
“Unë tashmë e kam bërë të qartë gjatë viteve të fundit se dua të largohem, të jemi numri një dhe të luajë çdo javë. Klubi e mori atë vendim për të transferuar një tjetër portier dhe me këtë duket se kanë vendosur që të shkojnë në një drejtim tjetër”.
“Ndonjëherë nga jashtë mund të duket se është 100 për qind vendimi im, por jo gjithmonë gjithçka është në duart e mia”, ka thënë Kelleher.
“Është raportuar se Liverpooli ka refuzuar disa oferta po ashtu. Ambicia ime është e qartë dhe besoj se jam mjaftueshëm i mirë që të shkojë diku tjetër dhe ta dëshmojë këtë”, përfundoi irlandezi.