Yll Limani zbulon datën e saktë të publikimit të këngës së re “Merri Krejt”

Artisti i njohur shqiptar, Ylli Limani, duket se është në finalizim të projektit të ri muzikor.

Kështu ka bërë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë në rrjete sociale.

Ai ka zbuluar se kënga e re “Merri Krejt” do të lansohet të enjten (9 maj).

 

“Merri krejt 9 maj 18:00”, ka shkruar këngëtari.

Të shumta qenë edhe reagimet në pjesën për komente pasi fansat mezi po presin për projektin.

 

Ylli në ndërkohë ka shpërndarë edhe disa pamje nga xhirimet e këtij videoklipi.

Ky klip siç shihet është realizuar në Ibiza dhe do të jetë në stil të Limanit.