Yll Limani uron festat, falënderon fansat për përkrahjen

Yll Limani dje ka publikuar këngën e re me titull “Engjëj”, të cilën e solli të shoqëruar edhe me videoklip.

Për këtë projekt, ai pranoi komente pozitive nga fansat dhe kolegët.

Përmes një postimi, këngëtari falënderoi bashkëpunëtorët e projektit “Engjëj” si  dhe fansat për mbështetjen e vazhdueshme.

“Gezuar festat! ❤️ faleminderit qe e doni cdo kange timen, faleminderit @fatjonmiftari per kangen, @imaginefilms & @onima.co familje! 2020, shkojmë…”, ka shkruar Ylli.