Yjet e ‘etur’ të Barcelonës – dalin në stërvitje edhe në ditë pushimi

Nga gazetat spanjolle raportohet se disa lojtarë të Barcelonës janë paraqitur në seanca stërvitore edhe në ditë pushimi.

Gerard Pique, Marc Andre Ter Stegen, Sergio Busquets, Edic Garcia, Jordi Alba dhe Adama Traore janë paraqitur sot në ‘Ciutat Esportiva’ këtë mëngjes, ndonëse kishin ditë pushimi.

Në anën tjetër, punë të madhe po bën edhe Ronald Araujo, i cili pësoi një lëndim në ndeshjen kundër Espanyol.

Mbrojtësi uruguaian po bën maksimumin në mënyrë që të kthehet për ndeshjen ndaj Napoli.