Xi : Zhvillimi i sjell përfitime botës

Të hënën u mbyll në Pekin sesioni vjetor i Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, organi më i lartë i pushtetit shtetëror në Kinë. Xi Jinping, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së, president i Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak të Kinës, tha në fjalën e tij se tij “stafeta e ndërtimit të një vendi të fuqishëm dhe përtëritjes kombëtare ka rënë historikisht mbi brezin tonë”.

Sipas tij, kombi kinez ka krijuar lavdi të panumërta dhe ka përjetuar shumë vështirësi në histori. Pas një shekulli lufte dhe poshtërimi kombëtar të larë me gjak, populli kinez është bërë zot i fateve të veta. Kombi kinez ka hedhur një hap të madh të ngritjes, pasurimit dhe forcimit. Përtëritja e madhe kombëtare ka hyrë në një proces historik të pakthyeshëm. “Në rrugëtimin e ri, ne duhet të sigurojmë arritje të denja për kohën, historinë e popullin dhe të japim kontributin e duhur të brezit tonë për të promovuar ndërtimin e një vendi të fuqishëm dhe përtëritjen kombëtare,” tha Xi

Më tej ai tha që Kina duhet të promovojë përmirësimin efektiv cilësor dhe rritjen e arsyeshme sasiore të ekonomisë së saj, të forcojë vazhdimisht fuqinë e vet ekonomike, shkencore e teknologjike dhe fuqinë e gjithanshme kombëtare, dhe t’i bëjë arritjet e modernizimit gjithnjë e më të drejta për të gjithë popullin, duke vazhduar të bëjë përparim thelbësor dhe të dukshëm në promovimin e begatisë së përbashkët të të gjithë popullit.

Në fjalën e tij Xi theksoi gjithashtu se zhvillimi i Kinës i sjell përfitime botës dhe nuk mund të ndahet nga bota. Sipas tij, është e nevojshme të promovohet hapja e nivelit të lartë, si dhe të përdoret mirë tregu e burimet globale për të zhvilluar veten dhe për të promovuar zhvillimin e përbashkët të botës.

Xi Jinping-u tha se Kina duhet të mbajë lart flamurin e paqes, zhvillimit, bashkëpunimit dhe përfitimeve të ndërsjella, të qëndrojë gjithmonë në anën e duhur të historisë, të praktikojë multilateralizmin e vërtetë, të praktikojë vlerat e përbashkëta të gjithë njerëzimit, të marrë pjesë aktive në reformën dhe ndërtimin e sistemit të qeverisjes globale dhe promovimin e krijimit të një ekonomie botërore të hapur, duke nxitur zbatimin e nismave të zhvillimit global dhe të sigurisë globale.