Xi falenderon Bill Gates për dhurimin e 100 milionë dollarëve

Presidenti kinez Xi Jinping, falenderoi personalisht miliarderin amerikan Bill Gates, pasi ky i fundit dhuroi 100 milionë dollarë për të luftuar Covid-19, raportuan mediet shtetërore.

Mes fundit të janarit dhe fillimit të shkurtit, fondacioni i Bill Gates premtoi shumën nëntë shifrore lidhur me përpjekjet për zbulimin e koronavirusit, sigurimin e mbrojtjes së popullatave në rrezik, zhvillimin e një vaksine, si dhe për trajtim.

Sipas agjencisë lokale të lajmeve, në letrën drejtuar Gates, Xi shkruajti se e vlerësonte dhurimin dhe letrën e solidaritetit drejtuar popullit kinez në një moment aq të rëndësishëm.

Xi falenderoi gjithashtu fondacionin për bashkëpunimin e shpejtë me institucionet kineze pas shpërthimit të virusit.