Xhuli: Nuk e kam problem t’i shpenzojë një mijë euro brenda ditës

Konkurrentja e “Big Brother VIP Kosova”, Xhuli ka folur pak rreth bastit që ka bërë me Vedatin, teksa dyshja janë lidhur me nga 100 euro.

Ajo u shpreh se nëse e humb bastin, paratë do t’ia jap pas daljes nga shtëpia, shkruan lajmi.net.

Madje ajo u shpreh se kjo është problem tejet i vogël për të, pasi që e ka punëtoren jashtë vendit, e cila kujdeset për financat e konkurrentes.

Madje, duke folur për financa, Xhuli ka zbuluar se nuk e ka fare problem që të shpenzojë një mijë euro brenda 24 orëve./Lajmi.net/