Xhuli dhe Edoni kanë nisur pushimet bashkë, shfaqen “flakë” nga plazhi

Xhuli dhe Edoni, janë dy ish banorët e “Big Brother VIP Kosova”.

Miqësia e tyre duket se po vazhdon edhe jashtë shtëpisë së formatit, shkruan lajmi.net.

Madje ata po i kalojnë pushimet së bashku, të paktën kështu la të kuptohet Edoni pasi ndau një foto me Xhulin në Instagram, ku shihen duke marrë rreze në një plazh.

“Dhe udhëtimi jonë vazhdon”, ka shkruar Edoni krahas fotografisë.

Kujtojmë se Juliana doli finaliste në edicionin e parë të Big Brother VIP Kosova, ndërkaq udhëtimi i Edonit përfundoi më herët./Lajmi.net/