Xholev: Pasi të vendosë Apeli, do të veprojmë për kërkesën për rigjykim në rastin “Alfa”

E sa i përket rastit Alfa, sot Kryetari i Gjykatës Penale, Ivan Xholev, bëri me dije se Penalja do të veprojë ndaj kërkesës për rigjykim, vetëm pasi Gjykata e Apelit të vendosë për ankesat e parashtruara. Rikujtojmë se më 14 prill u mbajt seanca dëgjimore në Apel ku u dëgjua ankesa e të dënuarit Almir Dërplanin, ndërsa tani pritet vendimi i Apelit. Vendimi mbi këtë ankesë i hap rrugën Gjykatës Penale që të sjell vendim për rigjykim ose jo të lëndës për rastin “Alfa”, pas ekspertizës së përgatitur në Serbi.

“Në momentin kur do të përpilohet aktgjykimi në Gjykatën e Apelit, ne do të veprojmë pas kërkesës për përsëritjen e procedurës. Do ta procedojmë, por cili do të jetë vendimi unë nuk e di. Por, do të veprohet pas kërkesës për rigjykim, do të shqyrtohet dhe nëse ka bazë do të sjellim një vendim adekuat“, tha Ivan Xholev, kryetar i Gjykatës Penale.