Presidenti kinez Si Xhinping dje në Pekin u takua me drejtorin e përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Ad’hanom Gebrejesus, në të cilën komunikoi se momentalisht kinezët seriozisht luftojnë me epideminë.
“Siguria dhe shëndetësia janë më të rëndësishme për njerëzit, për këtë momentalisht kontrolli mbi përhapjen e virusit është detyra jonë kryesore”, tha presidenti kinez.
Ai është fuqimisht i bindur se vendi i tij mund të fillojë në luftën me epideminë, përmes masave shkencore dhe politikave precize, transmeton Radio Kina.
Tedros Ad’hamon Gerbejesus, deklaroi se Qeveria kineze me shpejtësi rekorde ka njoftuar për praninë e virusit të ri dhe menjëherë me OBSH-në dhe shtetet tjera e ka ndarë informacionin gjenetik për tipin e ri të koronavirusit.
“Masat efikase dhe fuqia e sistemit kinez janë të mjaftueshme”, nënvizoi Gerbejesus.
Sipas tij, masat e Qeverisë kineze me efikasitet do ta kontrollojnë situatën dhe epidemia do të mundet.