Xherdan Shaqiri krenar me statistikat e tij me Zvicrën

Në barazimin e djeshëm të Zvicrës 1:1 me Uellsin, Xherdan Shaqiri ka asistuar në golin e “helvetikëve”.

Kështu, Shaqiri e dëshmoi veten si një prej futbollistëve më të rëndësishëm të Zvicrës.

Në 16 golat e shënuar të Zvicrës, Xherdan Shaqiri ka shënuar pesë dhe ka asistuar në tre të tjerë.

Lidhur me këtë statistikë, ai shkroi në profilin e tij zyrtar se ndihet krenar. /Gazeta Express/