Xhemaili zgjedhet njeriu i dytë i Antikorrupsionit

Anëtari i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) Besnik Xhemaili është zgjedhur zëvendëskryetar i Komisionit, pozicion që ai do ta mbajë për gjashtë muaj.

Zgjedhja e zëvendëskryetarit të KSHPK-së u krye në bazë rotacioni, dhe renditja u përcaktua sipas rendit alfabetik të mbiemrave të anëtarëve të KSHPK-së, tha kryetari Adem Çuçulj.

“Mandati i zëvendëskryetares aktuale të KSHPK-së Sofija Spasova Medarska përfundon më 18 gusht, ndërsa mandati i zëvendëskryetarit të ri Besnik Xhemaili do të fillojë më 19 gusht të këtij viti”, theksoi Çuçulj, propozimi i të cilit u pranua unanimisht.

Në seancën e sotme të KSHPK-së, kryetari Çuçulj informoi se Komisioni ka regjistruar 30 persona që janë zgjedhur, emëruar ose mandati i të cilëve ka përfunduar në prill, të cilët nuk e kanë përmbushur detyrimin ligjor për të paraqitur deklaratën e gjendjes pasurore dhe konfliktit të interesit brenda afatit ligjor. Të gjithë personat, theksoi Çuçulj, do të ndiqen penalisht dhe do të gjobiten.

Anëtarët e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit sot morën 51 vendime për të njëjtin numër rastesh nga ankues të njohur ose të panjohur në KSHPK. përcjell Zhurnal.mk .