Shkruan: Xhevat Xhemaili
Dje në muri tim postova ” lista e zezë e Ramiz Merkos faqja e zezë e Ali Ahmetit” për të parë reagimin e qytetarëve e në veçanti Struganëve dhe nuk ndodhi ndonjë befasi për mua sepse unë goxha gjatë jam marrë me këtë UDB-shë duke kërkuar nga ish shokët e mi të burgut e luftës të distancohen nga ky e soji kriminel i tyre por ata jo vetëm nuk reaguan atëhere, nuk reaguan as sot duke më treguar se në vazhdimësi kan mbështetur kët kriminel me gjen UDB-shi tē shpallur tani më edhe person Non Grata baskë me familjen e tijë.
Por kush në fakt është Ramiz Merko ?
Ramis Merko u punësua në vitin 1981 në Ndërmarrjen bujqësore ” Strushko Pole”- Strugë si agronom, ai largohet nga puna si shumë kuadëra shqiptarë por e veçanta e tij është se ky brenda dy javëve kthehet në punë dhe avancohet hap pas hapi deri në drejtor të kësaj Ndërmarrjeje. Me siguri se kishte dhënë betimin për Jugosllavine e Titos. Pas vitit 1990 ai tentoi te kycet në subjektet politike shqiptare por nuk u pranua nga që dihej biografia e tij.
Pas konfliktit te vitit 2001 Ramizi do të angazhohet si shume titistë të tjerë në Partinë e dalë nga lufta BDI dhe me siguri me një qëllim të caktuar, që e dinte vetëm ai dhe ato që e kontrollonin. Për fatin e keq të Strugës dhe struganëve ai merr drejtimin e degës të BDI-së në Strugë dhe në 2005 zgjidhet edhe kryetar i komunës ku nga ai vit e deri më tani qyteti sa vjen e shkatrrohet në çdo pikëpamje si në: infrastrukturë, ekonomi , kulturë e sidomos në arsim. Ramiz Merko për këtë periudhë është sjellë si mbret apo sic shprehet edhe vetë ai ” kapo i Strugës”. Ai gjatë mandatit të parë si kryetar i Strugës hap universtetin e tij privat me një emër goxha të madh ” Universiteti Ndërkombëtar i Strugës”, i cili i ka mundësuar jetëgjatësi politike dhe funksionet partiake të këtyre 20 viteve, ai pa pikë turpi pohon se anëtarëve të kryesisë së Partisë së BDI-së u ka dhënë (falas) mbi 30 diploma univerziteti që e bëjnë të pa prekshëm në funksionet partiake, te Aliu jo e jo. Ky “Universitet” Ramizin e ka bë të pa prekshëm edhe pse disa herë ka pasë orvatje për mbyllje (për shkak të pa rregullsive) por intervenimet kanë qenë të shumta si nga Shkupi, Reçica e vogël poashtu edhe nga Tirana dhe deri më tani nuk është prekur fare, edhe pse të gjithë e dinë se aty shiten e blihen jo vetëm diploma të drejtimeve të ndryshme (ato që i blejnë nuk e dine se cfar drejtimi kanë kryer) por edhe tituj dhe grada shkencore, e më së miri e dinë Ali Ahmeti sepse ai dhe shum bashkëpartiak nga ai i kanë diplomat.
“Kapoja” në mandatin e parë, struganëve ua solli Deponinë jo me larg se 300 metra nga qyteti, e cila deponi është kanceri i qytetarëve te Strugës dhe rrethinës. Sipas gjitha gjasave për vendin ku shtrihet Deponia e qytetit me disa mijë katror paguget një qira e majme e cila gjithashtu derdhet në zhirollogarine e tij.
Ai bashkë me Ministrinë e Ekonomisë kanë dhënë me koncesion 17 gurore, të cilat jo vetëm që shkatrrojnë natyrën por ato shkatërrojnë edhe shum vendbanime shqiptare dhe më e rëndësishme është që ato shkatrrojnë shëndetin e qytetarëve e sidomos të fmijëve te posalindur të cilët lindin me sëmundje të ndryshme (pasojat do te vijnë më pas).
Gjate mandatit të dyte “kapoja ” i Strugës e shet objektin e “Ndërrmarrjes Proaqua” dhe zyrat i dërgon ne objektin e ri aty pranë ku ndermarrja pagon një qira bukur te madhe, por e “mira” e kësaj është se qiraja sipas gjitha gjasave shkon në llogari të tij, mbase nuk ka ndryshe se si të kuptohet. Ai bashkë me drejtorin e ndërmarrjes shesin edhe maqinerinë për punë të po kësaj ndërmarrje dhe pa pike turpi thonë se kemi shitur hekurishta të vjetra për t’u arsyetuar para organeve të drejtësisë pra duke kapur drejtësinë.
Flitet se po ky njeri ka një numër të madh lokalesh , banesa si në Strugës e qytete tjera dhe në Shqipëri .
Bashkërisht me të tjerë ka ndërtuar shtëpi banimi gjithsesi per shitje ose për ti dhënë me qira edhe në Austri, por siç flitet ( të cilën me naivitetin e tij e pohon edhe vetë) se ka ndërtuar edhe në vende tjera. Të bëmat e “kapos” nuk do të kishin marrë fund sikur te mos mbushej kupa e korrupsionit dhe falë DASH-it që e shpalli Non Grata duhet dorëheqje ose shkarkim nga organet kompetente që të shpëtojnë struganët dhe Struga nga ky kriminel që mbështetet pa kushte nga Ali Ahmeti. Qoftë një fillim i mbarë dhe le të vazhdojë te funksionerët e tjerë të BDI-së sepse ky nuk është i vetëm.
Shokëve, të cilëve ua kam tërhequr vëmendjen para 2 viteve që mos të mbështesin djalin e Sheme Merkos u them që mos të heshtin tani më sepse do ti konsideroj …
Vjenë 21.06.2023