Kombëtarja e Zvicrës është e gatshme për dy ndeshjet para-kualifikuese në Euro 2024, ndaj Bjellorusisë dhe Izraelit.
‘Helvetikët’ mbajtën seancën e radhës stërvitore, por nuk shkoi edhe aq mirë pasi ylli i ekipit, Breel Embolo pësoi një lëndim dhe u largua nga grumbullimi, shkruan Lajmi.net
Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka duket mjaftë në formë në prag të ndeshjes me Bjellorusinë, që luhet në Novi Sad të Serbisë.
Ekipi i Murat Yakin ndeshjen e parë në këtë fazë e zhvillon më 25 mars ndaj Bjellorusisë, kurse më 28 i pret në Genev kundërshtarët nga Izraeli.
Kujtojmë që Zvicra është në të njëjtin grup me Kombëtaren e Kosovës./Lajmi.net/




