6 vjeçarja vdes në spitalin e Manastirit derisa po pranonte infuzion

Një tragjedi e rëndë ka tronditur Manastirin, pasi që një vajzë 6 vjeçe nga fshati Kramari i kësaj komune ka ndërruarjetë mbrëmë në Repartin e Pediatrisë në Klinikën spitalore të Manastirit.

Familjarët theksuan se fëmija i tyre ishte me simptoma të grupit, plogështi, temperaturë të lartë dhe diarre dhe se ata menjëherë e kanë dërguar në spital, dhe gjatë kohës që po merrte një infuzion ajo ka ndërruar jetë, përcjell INA.

Prindërit e saj dyshojnë se fëmija i tyre nuk është trajtuar si duhet. Drejtori i spitalit, Aleksandar Obednikovski tha se po kryhet obduksioni dhe se do të bëhen të ditura shkaqet e vdekjes. (INA)