Mesfushori zviceran, Granit Xhaka ka folur për ndeshjen e mbrëmshme të Arsenal.
Një ndeshje për t’u harruar ajo ndaj Newcastle, bëri që Arsenali t’i minimizojë shpresat për kualifikim në Champions League.
Përveç kualitetit, Xhaka beson se skuadrës së tij i munguan këllqet në paraqitjen e mbrëmshme.
“Nuk e di pse nuk bëjmë atë që na e kërkon trajneri”, ka thënë Xhaka, transmeton lajmi.net.
“Nëse dikush nuk është gati për këtë ndeshje, le të qëndrojë në shtëpi. Nuk ka rëndësi mosha. Nëse je i stresuar, qëndro në bankë ose në shtëpi”, ka shtuar lojtari. “Duhet pasur këllqe për të ardhur dhe për të luajtur këtu. Nuk bëmë atë që tha trajneri”, tha mes tjerash Graniti.
Mikel Arteta pranoi shumë kritika mbrëmë, pasi humbi një epërsi prej 5 pikëve në vetëm dy ndeshje, për të lëshuar kështu pozitën e katërt.
Duket se lojtarët megjithatë nuk iu kanë bindur urdhrave të tij dhe kanë lëshuar lojën nga dora.