Xhaka: Duhej të punonim shumë për këtë fitore

Granit Xhaka u shpreh i kënaqur me fitoren ndaj Lituanisë.Zvicra triumfoi ndaj Lituanisë me golin e Xherdan Shaqirit, zviceranëve iu mjaftoi goli i shqiptarit që të merrnin tre pikë nga kjo sfidë.Pas fitores, ishte bashkëlojtari i Shaqirit, Granit Xhaka i cili zgjodhi rrjetin e tij social, Instagram, për të shprehur kënaqësinë e tij lidhur me rezultatin e ndeshjes.Xhaka shkroi në profilin e tij se fitorja ishte e rëndësishme, dhe se atyre i është dashur të punojnë shumë për tre pikë.“Gjithmonë kënaqësi kur luaj me Zvicrën, duhej të punonim shumë për ato tre pikë”, përfundoi Granit Xhaka.