Xhaferi: Prokuroria i merrë si garanci paratë e Mijallkovit, pe e pyetur se nga i ka siguruar

Ne vend qe të fillojë procedurë hetimore se prej nga i ka siguruar Sasho Mijallkov 7 milionë euro, prokuroria vendosi t’i pranojë paratë si garancë për ta lëshuar nga burgu. Më pastaj habitemi medemek se si eshte e mundur që politikanët të jenë aq të korruptuar, dhe pse vjedhin qindra milionë euro… ja pse. Ku është shteti i së drejtës? Çfarë u bë me sundimin e së drejtës? Pastaj ankohemi jo grekët, bullgarët, sërbët, shqiptarët na qenkan fajtorë se pse BE-ja nuk po i fillon bisedimet me Maqedoninë e Veriut?! Kështu sic jemi, ne nuk meritojmë as si shtet të ekzistojmë, e jo të bëhemi shtet antar i BEsë.

 

 

P.S. Marrë nga facebook i aktivistit dhe analistit politik Arianit Xhaferi