U shpall “non grata” nga SHBA-ja, reagon Sali Berisha

Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka reaguar përmes një postimi të gjatë në Facebook pas shpalljes non grata nga SHBA. Në përgjigjen dhënë sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken, z. Berisha shprehet se lajmin për ndalimin e hyrjes së tij në SHBA e kishte mësuar nga mediat.

Z. Berisha shprehet se gjatë 30 viteve të tij në politikë nuk ka ekzistuar kurrë asnjë akuzë në adresë të tij, nga asnjë person, asnjë institucion vendas apo i huaj për abuzim të fondeve publike dhe çfarëdo lloj tjetër korrupsioni.

“Shtoj gjithashtu se gjate te gjitha viteve te mia ne pushtet, por dhe deri me sot, familjaret e mi nuk kane përfituar kurrë nga fonde dhe asete publike dhe kane zbatuar me rigorozitet te plote ligjet e vendit. Ata deri me sot nuk kane qene kurrë nen akuze nga drejtësia shqiptare apo e ndonjë vendi tjetër.

Duke shprehur keqardhje per vendimin dhe duke e konsideruar ate pa asnje baze konkrete, ju ftoj te beni publike çdo fakt e dokument qe administrata e juaj, apo kushdo ne bote, mund te disponoje per te argumentuar pretendimin tuaj per mua dhe familjaret e mi”, shkruan ish-kryeministri i Shqipërisë.