Xhaferi: Nuk mund të jetojmë pafundësisht në gjendje të jashtëzakonshme

Liderët partiakë duhet të tregojnë përgjegjësi për dalje nga kriza, sepse nuk mund shteti të vazhdojë me gjendje të vazhdueshme të jashtëzakonshme, deklaroi sot spikeri i Kuvendit Talat Xhaferi në emisionin “Utrinski brifing” në “TV Sllobodna”.

“Sa i përket gjendjes aktuale, e dini se kam thënë se nuk guxojmë të habitemi nëse vijmë në situatë që edhe në gjendje të jashtëzakonshme të kemi zgjedhje, sepse duhet të vendosen institucionet adekuate. Nuk mundemi që pafundësisht të jetojmë në gjendje të jashtëzakonshme dhe të presim që vetvetiu të kalojë”, porositi Xhaferi.

Duke i komentuar aspektet ligjore të cilat i përfaqësonte sepse Kuvendi nuk mund të mblidhet përsëri, Xhaferi tha se pikërisht paqartësia rreth afatgjatësisë së situatës, në mungesë të skenarit, punët ishin zgjidhur ad hok.

“Unë nuk ndjehem si fitues, dhe nuk e kam pasur për qëllim që të dal si fitues sikur të tjerët. Por, këto tri dekada janë shumë bërë shumë precedentë dhe në këtë kontekst vlerësoj se nuk guxojmë të lëshohemi në precedentë sepse të tillët shtrenjtë do t’i paguajmë në të ardhmen. Ja një situatë të tillë e precedentëve, kur mendojmë se Kuvendi mund të shpërndahet dhe mblidhet sipas nevojës. Janë bërë precedentë e prandaj vijmë nga njëri në tjetrin. Nëse e lexoni Kushtetutën, ajo lejon shkurtimin e mandatit për zgjedhje të parakohshme. Dhe në një situatë të tillë sillet vendim politik për një veprim. Por, kjo pastaj hap kornizë ligjore e cila në mënyrë adekuate duhet të lë legjitimitet të vendimeve të cilat sillen. Ne krijuam situatën gjashtë muaj më parë me datën për zgjedhje dhe nuk lejuam asnjë mundësi të kalkulimit përkundër situatës. Ne mësimin nuk e mësuam. Prej 18 marsit pas gjendjes së parë të jashtëzakonshme deri më tani nuk kemi strategji si të dalim nga kjo situatë dhe nuk mund deri në pafundësi të kemi gjendje të jashtëzakonshme”, tha Xhaferi, gjatë kësaj duke theksuar edhe parashikimet e ekspertëve se në periudhën e ardhme, situata me Kovid-19 mund të jetë edhe më e keqe.

Sa i përket komenteve të opozitës, e cila e vendosi komisionin shëndetësor të përbërë nga epidemiologët në pikëpyetje për shkak të përkatësisë së tyre partiake, spikeri i kuvendit tha, se nuk mundet që apriori të ketë dyshime në gjërat.

“Për çdo rast ai është kapaciteti ynë, ato janë njerëzit, ato janë ekspertët. Të tjerë nuk mund të sjellim. Leni njerëzit ta bëjnë punën e tyre, nuk mundet që secili veprim të jetë politik. Secili ka të drejtë që diku të përcaktohet sa i përket partisë ose ideologjisë, por me rëndësi është profesionalizmi. Në mënyrë profesionale askush nga ata nuk tha kështu ose ashtu. Ata i ndjekin trendet, asnjë konstatim i tyre nuk është i ndryshëm nga trendet. Nëse kërkohet alibi për diçka, gjithmonë do të kërkohet në tjetrin”, tha Xhaferi.

Duke folur për disa nga zgjidhjet ai theksoi se ka mundësi që votimi të zhvillohet disa ditë.

“Nëse parashikimet janë se gjatë viteve të ardhshme do të na ndjekë kjo gjendje, me situatë të paqartë, atëherë në atë moment duhet të ketë konsensus, në ditën e votimit, njerëzit të cilët janë me virus, nuk do të jetë fundi i botës që të infektuarit të mos e shfrytëzojnë të drejtën e votës ose të votojnë nga shtëpia. Ka mekanizma për këtë. Në këtë kontekst duhet të mendohet”, theksoi ai.

Xhaferi tha se ka mundësi që zgjedhjet të mbahen në disa ditë.

“Kjo duhet të bëhet me dekret. Kjo është një nga zgjidhjet. Sfera e ekspertëve duhet të japë konsensus dhe mekanizëm për mënyrën e votimit”, tha ai.

Xhaferi theksoi se ka komunikim mes partive dhe kërkoi përgjegjësi nga ato.

“Ata janë përfaqësues të qytetarëve. U bëj thirrje, secili që e ka marrë përgjegjësinë që të vendosë për gjërat, ta qojnë deri në fund situatën dhe të votojnë se në cilët ditë qytetarët do të mund të vendosin për institucione të reja dhe kujt do t’i japin legjitimitetin. Tani nuk na duhet politikë, nuk mundet njëri të punojë, ndërsa tjetri të bëj obstruksione. Nuk mundet qe deri në pafundësi të krijohet atmosferë që dikush të jetë komod. Patëm mjaftueshëm kohë që ta kuptojmë që situata është serioze dhe duke i marrë parasysh ekspertët se në periudhën e ardhshme kjo situatë mund të jetë jetë më e keqe, atëherë të gjithë ne duhet të reflektojmë dhe të themi se në situata të tilla duhet të ndërmarrim një pjesë të rrezikut. Të mos i përfaqësojmë qytetarët vetëm kur nuk ka probleme”, potencoi kryetari i Kuvendit.

Sipas tij, në instancë të fundit, institucionet duhet t’i ndërmarrin përgjegjësitë që të bëhen punët të cilat duhet të bëhen në interes të qytetarëve.