Xhaferi në Emiratet e Bashkuara Arabe viziton vendet e famshme

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi në kuadër të vizitës në Emiratet e Bashkuara Arabe ka vizituar edhe vendet e famshme dhe me trashëgimi kulturore si Oazën e dinjitetit, Xhaminë e madhe të Sheikut Zajed si edhe Qasr Al Hosn.

“Duke i njohur kulturën dhe trashëgiminë, i afrojmë popujt dhe shtetet tona”, qëndron në njoftimin e Xhaferit, përcjell TV21.