Xhaferi: Inkurajojmë PE të mbështes vendet e Ballkanit Perëndimorë

Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi në konferencën e sotme për shtyp në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut pas përfundimit të takimit “Zhan Mone” tre, theksoi se me këtë proces Kuvendi ka demonstruar përkushtimin për zbatimin e reformave strategjike, me çka janë arritur rezultate konkrete për fuqizim të Kuvendit në momente kritike drejt anëtarësimit të vendit në BE. Xhaferi inkurajoi Parlamentin Evropian që të vazhdoj mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimorë. Ai garantoi se Kuvendi deri më tani ka zbatuar reforma kyçe dhe se përbërja e re parlamentare do të vazhdojë të zbatojë konkluzionet dhe rekomandime për hapat e ardhshëm në ndryshimet e Rregullores për punën e Kuvendit.

“E shprehim mirënjohjen tonë ndaj Parlamentit Evropian për përkrahjen e palëkundshme. Inkurajojmë PE të sigurojë vazhdimësi në mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimorë. Kuvendi është i përgatitur të ndërmerr rol më të madh në përbërje në bazë të .Me dialogun e tretë jemi pajtuar për aspektet kuçe të reformave të rregullores dhe e konfirmojmë përkushtimin të përhershëm të fuqizimit të proceseve demokratike.Ne i vëmë anash dallimet tona politike për të konsoliduar punën tonë në rregullore.Kështu ne kemi bërë reforma të rëndësishme dhe lëmë trashëgimi të rëndësishme për përbërjen e re të deputetëve në formë të tekstit të harmonizuar të ndryshimeve të rregullore që është anektuar në këtë dokument si pjesë integrale e konkluzioneve të Zhan Mone dialogut të tretë, me çka çështje të caktuara mbeten për tu vazhduar në përbërjen e re parlamentare”, tha mes tjerash Xhaferi.