Xhaferi: I mirë i keq, do ta mbështesim propozim-ligjin për nënshtetësi të ASH-AA

Propozim ligjin për shtetësi i parashtruar nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, do ta mbështes BDI. Këtë e deklaroi Talat Xhaferi për TV21 në emisionin Klik Plus. Ai theksoi se në propozim ligj ka elemente për të cilat duhet të diskutohet, por nuk tregoi saktë se për çfarë e ka fjalën.

Nga LSDM me qëndrim se bëhet fjalë për problem që prolongohet me vite në vendin tonë, por kanë numër të madh të vërejtjeve për tekstin e propozuar, për të cilin vlerësojnë se është i papranueshëm. Paralajmërojnë se do të parashtrojnë amendamente.

“Ne si deputet të LSDM dhe të shumicës jemi kundër tekstit të tillë që është propozuar. D.m.th. nuk e mbështesim këtë tekst. Ne dëshirojmë me amendamente të ndikojmë në tekstin, por gjithashtu të sigurojmë edhe konsensus më të gjerë. Duhet të respektohen standardet ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjeve të tilla”, tha Xhaferi.

Edhe nga VMRO-DPMNE nuk pajtohen me tekstin e parashtruar. Antonio Milloshoski thotë se mundësia që dikush të fitojë shtetësi përmes deklaratës së tre dëshmitarëve është kundër standardeve ndërkombëtare dhe përmes amendamenteve do ta bllokojnë sjelljen e tij.

“Do të parashtrojmë numër të madh të amendamenteve, por edhe për vetë përmbajtjen, nuk ka shtet evropian që në mënyrë të tillë paushallë parasheh masa që janë subjektive që të fitohet shtetësi. Për shkak se deklarata e një apo dy personave sipas meje nuk janë e vërtetë relative apo absolute”, tha Milloshovski.

Propozim ligji i opozitës shqiptare parasheh që shtetësi të RMV të fitojnë qytetarët edhe atë me deklaratë të tre dëshmitarëve të cilët do të deklarojnë se parashtruesi i cili kërkon shtetësi, ka jetuar në RMV para vitit 1991./TV21