Serbia nesër nis vaksinimin kundër korona virusit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se të enjten do të nisë vaksinimi kundër koronavirusit në këtë vend.

Sipas Vuçiqit, Serbia është vendi i vetëm jashtë BE-së në Ballkan që ka arritur të sigurojë vaksina të Pfizerit.

Ai ka paralajmëruar furnizim shtesë me këto vaksina në muajt e parë të vitit të ri.

“Ne i kemi siguruar vaksinat në mënyrë bilaterale, të pavarur. Në shkurt dhe mars do të vijnë edhe më shumë”, ka thënë Vuçiq, përcjell B92.net.

Vaksnimi do të nisë në shtëpitë e të moshuarve. Po ashtu, ka paralajmëruar që ndonjë nga zyrtarët e lartë do të vaksinohet si sinjal se vaksina është e sigurt.