Xhaferi: Grubi i drejton me shkop ministrat e BDI-së

Anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të BDI-së, Musa Xhaferi thotë se përgjegjës për dështimet e projekteve kapitale në vendbanimet shqiptare janë të gjithë ministrat e partisë së tij në Qeveri. Ai tha se asnjëri prej tyre nuk duhet ta marrë si fatkeqësi largimin eventual të tyre nga pozita. Në Programin 200 që transmetohet sonte në Alsat, Xhaferi ka akuzuar zv.kryeministrin e parë Artan Grubi se i komandon si me shkop ministrat e BDI-së.

“Kam shumë hapsirë për të kritukuar. Investimet kapitale në vendbanimet ku janë në dominancë shqiptarët, po t’i numërojmë janë shumë simbolike. Ne kemi këtu ministra që janë nga viti 2017 dhe ata nuk mund të arsyetohen se se vetëm dy vite jemi ministra.
Gazetarja: A mund të konstatojmë se mbetën në klasë të gjithë ministrant?

Musa Xhaferi: Nëse mbesin në klasë kjo gjeneratë do të jetë përparësi për BDI-në dhe për shqiptarët. Sepse këto nuk kanë dashur të kenë një konkurencë pozitive mes veti, por e kanë dëgjuar të parin i cili i ka drejtuar me shkop, mendoj të parin e ekzekutivit.

Gazetarja: Mendoni për z.Grubi?

Musa Xhaferi: Po. Dhe ata e dijnë shumë mirë që ai nuk i ka lënë ata të kenë hapsirë veprimi, por vetëm ta dëgjojnë atë.