Kompania mbikëqyrëse për Korridorin 8, gjithçka do të dihet pas 25 tetorit

Ndonëse drejtori i NP “Rrugët Shtetërore” Ejup Rustemi në Click Plus tha se afati i dorëzimit të ofertave të kompanive për mbikëqyrjen e punës se Korridorit 8 është më 17 tetor, megjithatë ky afat është prolonguar për 1 javë.

Nga ndërmarrja publike “Rrugët Shtetërore” për TV21 thonë se ende nuk kanë informacione se sa kompani kanë aplikuar. Të gjitha detajet do të bëhen të ditura pas 25 tetorit.

“Deri në afatin kohorë përfundimtar për dorëzim të ofertave dhe hapjes deri më 25.10.2022 në ora 11, nuk jemi në dijeni nëse janë dorëzuar oferta dhe sa oferta janë dorëzuar” – thonë nga “Rrugët Shtetërore” për TV21.