Xhaferi: BDI flet për drejtësi në kohën e tyre ndodhi rasti i Almirit të vogël

Arianit Xhaferi në emisionin “ENTER” tha se në Tetovë janë paraqitur disa bilborde të promovuar nga BDI të cilët flasin për drejtësi në Maqedoninë e Veriut.
“E kemi pasur rastin e Almir Aliut ku drejtësia ka qenë selektive, e kemi pasur kur deputeti Artan Grubi u lavdëruar kur u zgjodh Jovevski. Kemi parë në Tetovë, bilborde që promovojnë drejtësinë nga partia që është në pushtet. Kjo është sikur të ta them sa nuk ma ke thënë. Kjo ështeë ndoshta tentim për ta relativizuar çështjen”, tha Xhaferi.
Gazmend Ajdini nga ana tjetër tha se këtij vendi i duhet një drejtësi jo slektive, një luftë kundër korrupsionit dhe një zhvillim ekonomik.
“Sovrani është ai që beson apo nuk beson se kush do të realizoj më tepër. Kritika nuk i fiton zgjedhjet. Askund, jo vetëm në Maqedoni, pro premtimi i fiton zgjedhjet. Premtimi i cili është real”, tha Ajdini.