Xavi zbulon arsyen kryesore të largimit të Griezmann nga Barcelona

Barcelona do të përballet sot (e diel) ndaj Atletico Madridit në udhëtim në kuadër të xhiros së 29-të në La Liga, në atë që mund të jetë një ndeshje jetike për vazhdimësinë e blaugranasve në kampionat.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes, trajneri i Barçës, Xavi Hernandez, ka folur për arsyen e largimit të Antoine Griezmann, i cili u rikthye tek Atletico Madridi pas një aventure dyvjeçare tek Barcelona.

Sipas asaj që thotë tekniku spanjoll, largimi i francezit ka të bëjë kryesisht vetëm për shkak të situatës financiare të Barcelonës.

“Ne vendosëm që ta lejojmë Antoine Griezmann që të largohet vetëm për shkak të situatës financiare, klubi duhej ta lejonte që të largohej”, ka thënë fillimisht Xavi.

“Griezmann është një lojtar që e pëlqej shumë, por ai u largua për këtë arsye”, është shprehur ai.

Reprezentuesi francez në një intervistë të dhënë më parë, kishte pranuar se kalimi i tij tek Barcelona ka qenë një lëvizje e gabuar.

“Kam vendosur të largohem sepse kam arritur kufirin tim mendor. Duhej të largohesha. U mundova që të qëndroja, por e kuptova se nuk isha i lumtur njësoj sikur në Madrid”, kishte thënë Griezmann për Marca.