Ousmane Dembele vazhdon të jetë dëshira primare për trajnerin e Barcelonës, Xavi Hernandez.
Anësori francez brenda një jave do të jetë pa kontratë dhe akoma nuk ka gjetur akordin me Barcën.
Gjithsesi, sipas raportimeve të fundit nga mediat evropiane, Xavi po insiston te krerët e klubit për një ofertë të fundit, përcjell lajmi.net.
Trajneri beson se është më mirë të mbahet Dembele, sesa të shpenzohet në ndonjë transferim të shtrenjtë gjatë verës.
Dembele ka pasur 13 asistime në vetem 21 ndeshje sezonin e kaluar në La Liga.
Lojtari është në pritje të propozimit të fundit nga klubi.