Xavi tregon dy ekipet favorite për ta fituar Kupën e Botës

Xavi ka emëruar skuadrat që ai i konsideron favorit për Kupën e Botës.

Ai përmendi Argjentinën dhe Brazilin, si dy ekipet favorite për ta fituar këtë Botëror.

“Unë ndjek shumicën e skuadrave. Mendoj se Argjentina dhe Brazili janë një shkallë më lart se të tjerët. Por në Kupën e Botës, kurrë nuk e di me siguri. Gjithçka është e komplikuar, dhe gjithçka është e niveluar. Spanja, Franca, Anglia janë gjithashtu të forta”, tha trajneri i Barcelonës.

Kupa e Botës 2022 do të mbahet në Katar nga data 20 nëntor deri më 18 dhjetor.